Pse vizita në SHBA e Berishës nuk e shpëton dot nga drama elektorale PD-në

4 Shtator 2026, 21:40Blog Nga Hermes Kafexhiu

I kemi ezauruar thuajse të gjitha rreth Berishës. Por fragmenti i fundit i vajtjes së tij në SHBA kërkon, në raport me opinionin publik, një sqarim për një turbullirë që përhapet vazhdimisht nga reklama të panevojshme politike “alla-shqiptarçe”, ku sipas disa njerëzve miti i shkuarjes në SHBA kinse glorifikon gjithë gropën elektorale të demokratëve.

Në fakt, Berisha tani, me vajtjen në SHBA, më ngjan fiks si ato memet që bëjnë krahasime me artikujt e TEMU-s. Edhe kjo vajtje e Berishës është fiks në këtë linjë humori, pa asnjë lloj ndikimi. Është thjesht një fasadë për të krijuar edhe një rezistencë më të madhe artificiale lidhur me atë që ka ndodhur në PD këto kohë, ku ka rënë gjëma e murtajës elektorale dhe nuk ka asnjë shans, në horizont, jo ta ngrejë PD-në, por as ta nxjerrë nga shtrati i saj i sakatimit elektoral.

Përtej gjithë keqardhjes, duhet një analizë e ftohtë.

Jo më shumë se pak kohë më parë, vetë Berisha ka folur për një sondazh që ka qarkulluar në media, i supozuar si sondazh i brendshëm i PS-së. Berisha doli dhe foli për rënien e PS-së si reflektim i protestave, por nuk tha asnjë fjalë për të njëjtin sondazh në pjesën që kishte të bënte me subjektin që ai përfaqëson.

Partia Demokratike, sipas atij sondazhi, ka një rënie edhe më të madhe elektorale dhe gati të parikuperueshme politikisht. Madje, sipas tij, demokratët rrezikojnë që në Tiranë të mos kapin as 15 për qind.

Në këtë kuadër, jo vetëm sot, iu servir medias një pamje reklamuese në stil TEMU, ku plaku më i vjetër i politikës u nis nga Rinasi, i përcjellë nga deputetë si krushq, të cilëve vetëm lulet u mungonin në dorë, për të treguar se rikthimi i Berishës në SHBA pas “non gratës” reflekton, gjoja, një mbështetje, apo krijon idenë se atje po e pret dikush që lëviz fijet dhe do të ndikojë që ai të vijë në pushtet.

Gjithmonë për të krijuar atë legjendën e kafenesë: se tani që Rama ka disa ditë të vështira dhe të dobëta politikisht, dikush po hedh ujë nga burimi i Saliut dhe i PD-së për të bërë magjinë elektorale. Në fakt, këto janë përralla.

Në disa sondazhe serioze, por edhe në përditshmërinë tonë, shihet qartë se ekziston një 29 për qindësh që është kundër partive tradicionale elektorale dhe, sidomos, alternativës së PD-së. Këtë e përforcojnë edhe zgjedhjet e fundit të brendshme, ku disa figura që pritej të largoheshin, vazhduan të mbanin karriget.

Po kështu, disa figura që kanë rezultate të dobëta elektorale vazhdojnë ende të mbajnë poste, pa krijuar besueshmëri. Aq më tepër që asnjë glorifikim nuk i sjell këtij udhëtimi fakti se ekspozeja e së shkuarës politike të Berishës, për ngjarje të forta në historinë e vendit, ruan ende një kujtesë që nuk mund të injorohet.

Ka një konglomerat aq të gjerë faktorësh, sa nuk ka asnjë veshje amerikane që ta shpëtojë Berishën dhe PD-në me Berishën nga mbytja elektale. Ky udhëtim, që ai e quajti udhëtimin e jetës, nuk e ndryshon këtë realitet.

Është shumë e thjeshtë: udhëtimet në një vend mik, apo përdorimi i SHBA-së si kredo politike, sado ndikim simbolik të kenë, nuk mund të jenë aq përmbysëse kur gjendja e brendshme e një partie ka tradhtuar pothuajse tërësisht sakrificën e atyre që kanë besuar te një alternativë, e cila ka injoruar kërkesën e tyre të vazhdueshme për rinovim.

17 Komente

  1. S
    Saliqi.

    I dashur Harmes, vizita e Saliut nuk ka te beje fare me PD apo Shqiperine, por me Saliun qe do te hiqet ne Shqiperi ai qe nuk eshte. Nje maskara dhe idjot paraqitet sikur ka celsat e burdellos ku vete Trampi. Ik or Sali se Trampi nuk te q...ty.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      5 vjet na thate nuk ndodh … tani qe ndodhi na thoni nuk ka rendesi … merreni me qetesi se eshte vetem fillimi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        @Landi, po çfarë ndodhi pra?! Që gërdalla harxhoi një thes me dollarë për të marrë një vizë "wiver", që legjislacioni amerikan e lejon për të hyrë në SHBA në raste të veçanta? Ajo që është thënë dhe do vazhdojë të thuhet është se sanksionimi me damkën "non grata" që Sa-lehut i është vënë familiarisht, nuk do të hiqet kurrë! Se ç'lidhje ka një vizë për të hyrë atje i ftuar (për këtë është lobuar dhe paguar rëndshëm) për mbledhje partish me heqjen e "non gratës", vetëm budallenjtë mund ta lidhin. Kur vetë Sa-lehu nuk guxon ta bëjë këtë lidhje, ç'keni ju të tjerët që i besoni këtyre përrallave?! E fundit. Pavarësisht se ç'bëjnë amerikanët, anglezët etj. me gërdallën tuaj, pse bëni sikur nuk kuptoni (mbase dhe e kuptoni po s'keni ç'bëni) se sl pari ai është shpallur "non grata nga shumica e shqiptarëve, të cilët e treguan më së miri edhe njëherë në 11 maj 2025. Kuptoni se kjo "non grata" e tyre nuk është si kuptimi që mbart ky term latin, por i thënë më shqip është "urrejtje" për atë njeri që me të drejtë e kanë cilësuar "fatkeqësi kombëtare". Tani, meqë ndodhi ajo që i druheshit, pra që ai të mos shkelte më në Amerikë (!!), ja pra ku pas14 vitesh ndodhi. Ndaj gëzohuni e hidhni valle që e dërguat dhe njëherë të fundit, plakun 82 vjeçar në Dallas (jo në Washington DS), por kësaj rradhe pa Lilin e tij të dashur, meqë dhe ajo është "non grata". I vetmi ngushëllim është që e shoqëron misis Vokshi që këto vite luan dhe rolin e kameramanes së tij personale. Kështu do keni rastin të kënaqeni me videot që do t'ju dërgojë ajo prej andej, ku do shihni gjyshin me gojën e shqyer vesh më vesh nga kënaqësia, krahas mantenutës Fate Medihoxhës dhe çengijes Këlliçi. Sukses i madh apo jo?!.... Meqë prosit që e gjitha kjo, 'të merret me qetësi, se me këtë kalim oqeani 'është vetëm fillimi'...ke të drejtë, por mos ki gajle se dhe fundi nuk është dhe aq larg. Do ta prekni në fillim majin e 2027, me "fitoren madhështore" që ai do të arrijë në zgjedhjet lokale.

        Përgjigjjuni
      2. k
        koment

        Hermes qenke flak i kuq perbrenda. Bravo djale, Do besh kariere.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albanian

          O Popull Lerene ore Plakun ne hall te vete le te beje cfare te doje kujt po i rruhet - Merruni me veten me partite e juaja se po ikni skic 1milion shqiptar te larguar po mbyllen shkolla universitete po shkrihen Bashkite se nuk ka njerez banore - As zogu as Enveri nuk i shkriu Keto Bashki kur atehere funksiononte si ka mundesi nuk u perballokan sote - O popull me keteo gjera duhet te merreni te gjeni zgjidhje - Jo te merreni me plakun Mere As mos e voto as mos e ndiqeni neper forume cesht kjo pune Njeriu me i keqe qe ka shqipnia e morem vesh se duke u marre me Berishen po shkaterroni Shtetin shqiptar po del jashte te drejtave ligjore arrestohen njerzit kot se do partia eshte shume rende nuk ben vaki ...Kurse Gangsteret nuk arrestohen -

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kolonjari

          Saliu edhte luftetari me i paepur i ketij 15 vjecari . Do tu hsje te gjitheve ju dahanlepiresa te mero corapes

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salsan Dervishi

            C'vend i cuditshem paskemi qene! Kemi qe me '91 qe merremi me xha Saliun, dhe harrojme se ata qe dolen ne krye te levizjeve demokratike ne vendet e Europes Qendrore e Lindore ne nje kohe me xha Saliun, si Valeza, Haveli, Zhelevi etj., jane harruar prej kohesh, kane vdekur ose kane dale ne pension. Te lumte, o xha Sali, i forte na dole. Ose ne qe merremi me ty jemi budallenj. Dmth, ata qe te mbajne ne krye. Prandaj dhe te mirat qe sjell ti per PD-ne dhe vendin nuk kane te sosur.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Selim Rroshi

              Berisha te ike nga te doje. Ka mbaruar fare statusi politik ti tij. Sot ne politike Pilinci qesharak peshon me shume nga berisha

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albi

                Po Hermes, ka dy te vdekur politikisht sot ne Shqiperi. I pari eshte Baca Sali qe po le leket e Gerdecit duke lobuar ne Amerike. I dyti eshte Lali Eri, qe le leket duke financuar nje kokeloqe si ti.

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jkyhg

                  Respekt per keta gazetare te rinj qe po ecin me sukses ne rrugen e gazetareve te shquar F.Cupi, C.Bolino, S.Balla, opionisteve S.Ngjela e Idajet beqiri etj. Kjo eshte nje garanci qe edhe kur te ikin ata , antiberishizmi do kete nje plejaqe te formuar gazetaresh te denje. Gjynah qe gazetari i shquar antiberishist i ndjeri A.S shkoi pa i njohur, por keta po ia cojne ne vend amanetin dhe vepren e tij per nje lufte te :pa kompromis " me Berishen.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bariu i dhive

                    O miku Hermes Kafexhiu ! ..... ...... ..... Po si or tej, të shpëtojë PD-ne vizita nga drama elektorale, kur në PD ke karafila si Klevis Balliu, që mbasi hipi në avion për në Nju Jork, pyet nëse do ndalet avioni Hong Kong ?

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nustreti

                      Një pyetje kam po teta Lili nuk e shoqëron? Po oturakun kush ja mban? Më duket do ketë marr Argitën, se ai nuk lihet pa mbikqyrje, pleqëri hesapi. Ata amerikanët nga Shqipëria a i kanë mbledhur një fond se po i mbarohen parat, jep Mediut të siguroj ftesën, jep Lacivitëd, jep eurodeputetëve dhe jep dhe kokave të protestës mbarojnë ato të shkreta para, apo thuaj kot bëhem merak unë, atj nuk i mbsrojnë parat kurre.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Timi

                        Qeveria ti japi Trumpit disa milion dollarë që ta mbajnë Saliun atje. Nuk i duhet askujt këtu. Do i bënte vendit një ndihmë të madhe.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sarkazma

                          Pse duhen te votohen idjotsira kafexhishe!?Nuk ka intelktuale Tirane!?

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emigranti.

                            O kolonjaret e fiqe qe lepiheni pas ko..e te Saliut vete apo zvete ne Amerik, edhe te fandaxurit e Enverit nuk ishin kaq fanatik sa jeni ju trushpelaret. Percillni nje kufome te shtremberuar qe mbahet me furka. Nje hajdut ordiner me gjith familjen, dhe kur te kthehet do ta prisni ne Rinas do brohorisni fituam kur te behen zgjedhjet do te thoni o cna i vodhi Rama,hajt te rrime mbrapa plakut prape mbajeni dhe degjoni p...dhet.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nase Labi

                              Z. Hermes Kafexhiu ( emri nga mitologjia , mbiemri si pej Beratit ) , ende nuk e ke / keni kuptuar se PD nuk ekziston ( ndonese edhe kur mendohej se ekzistonte , ishte thjeshte nje variant I felliqur I PP-se , nga nje komunist misionar ) me as si gjasme parti politike ? Nuk ekziston me si e tille , sepse Sali Berisha e pushtoi , I ndihmuar hapur nga Edi Rama , dhe e ktheu ne nje bande kamikaze trushplare qe jeten e ndertojne Tek besnikeria e qenit ! A nuk I paskeni degjuar ligjeratat e tij gerrnjare , si te nje qeni te terbuar , Jo vetem kunder Lulzim Bashes ( ne sinkron me Edi Ramen ) , por , hapur fare , kunder Amerikes , ambassdores Juri Kim ...?! Si mendoni , retorika e E. Hoxhes , ne nje rast te ngjashem , a do te ishte me e eger? PD , more bir , eshte flamuri I Sali Berishes , nje Flamur I allasojme ne duart e pergjakura te nje komunisti vrases , qe , te gjitha mediat , 24 ore , non stop , na I tundin perpara syve si " Opozite " , si " Alternative " ... Kesisoj , me kete Flamur , ai shkon dhe I Ben karshillek edhe Amerikes , por edhe frymezon per te shternguar rradhet edhe qenerine flamurnokiste . Sigurisht Amerika e njeh , ia ka Ngulur matrikullin . Ama pragmatizmi amarikan vijon pumen . Ai pret e perciell edhe perfaqesi zulush qe kur shkelin vijen e kuqe ua perdredh zverkun . Hermesi na jep haberin se " Opozitarizmit " berishist , nuk do t'i bej fajde kjo shetitje e paguar sa frengu pulen !

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nn

                                Por cdo te bej dhe hermesi kafexhiu do te blej dhe ky nje shtepi prandaj do lepije bythet e rillindjes.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje