Më 2 shtator, mjete shpërthyese të përshkruara si të ngjashme me raketa dëmtuan linjat e energjisë elektrike në një nënstacion në Brandenburg. Në të njëjtën ditë, një tjetër incident u regjistrua në një nënstacion pranë Bergheimit, në afërsi të Këlnit.
Seria e incidenteve ka shtuar shqetësimet në Gjermani për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht ndaj rrjetit energjetik. Autoritetet po hetojnë nëse rastet kanë ndonjë lidhje mes tyre apo nëse bëhet fjalë për incidente të veçuara.
Dëmtimi ose ndërprerja e funksionimit të nënstacioneve mund të shkaktojë pasoja të konsiderueshme për furnizimin me energji, duke e bërë këtë infrastrukturë një objektiv të ndjeshëm në rast të akteve të qëllimshme sabotimi.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi natyrën e mjeteve të gjetura apo mbi personat që mund të jenë përgjegjës.
Nuk behet shaka me.millin e Gjermanit