Ish-ët e Dinamos nuk dinë të ndalen

Futboll

Ish-ët e Dinamos nuk dinë të ndalen

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 12:37
Baton Zabërgja dhe Peter Itodo

Është duke u luajtur momentalisht sfida mes FC Kharkiv dhe Obolon, i vlefshëm për javën e pestë të Premier League-s ukrainase, rezultati 4-0.

Protagonistë në këtë fitore që po arrijnë vendësit janë bërë sërish ish-yjet e Dinamos, Peter Itodo dhe Baton Zabërgja. Itodo shënoi të parin nga pika e bardhë në minutën e 9-të, përpara se Zabërgja të shërbente saktë në të 13-tën për Paracon te goli i dytë.

Sërish Itodo gjeti rrjetën një minutë më vonë, i shërbyer saktë nga Kalyuzhnyi.

Një tjetër paraqitje fantastike nga dy lojtarët që kanë lënë gjurmë me golat në Superiore, sa ishin pjesë e dinamovitëve, nën drejtimin e Ilir Dajës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat