Ardon Jashari analizon Milanin e ri

Futboll

Ardon Jashari analizon Milanin e ri

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 11:07
Ardon Jashari

Milani do të përballet me Juventusin, të dielën për ndeshjen e javës së tretë në Serie A. Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin "Allianz Stadium" do të nisë prej orës 20:45.

Prag këtij dueli, foli për mediat italiane, mesfushori shqiptar i Zvicrës, Ardon Jashari.

Çfarë energjie ka sjellë te Milani Amorim?

“Ai është trajneri i dhe që nga dita e parë që prej se jam kthyer nga pushimet me skuadrën, ai ka sjellë një energji të re. Ne mund ta ndjejmë se ka diçka të re, ndryshe dhe që po shkojmë në drejtimin e duhur”.

Kërkesat e para të Amorim në fushë, ndaj teje veçanërisht?

“Jo vetëm për mua, por tek çdo lojtar. Idetë e tij ka qenë tepër të qarta dhe ne duhet të kuptojmë se si ai preferon të luajmë futboll. Padyshim edhe në rolin tim.

Kam kuptuar ekzaktësisht se çfarë duhet të bëj në çdo situatë, kur duhet ta kemi topin, kur jo, ku duhet të jem, kur duhet të futem në zonë dhe gjithçka rreth kësaj. Mendoj se me ndeshjet dhe stërvitjet, po bëhet akoma dhe më e qartë se çfarë duhet bërë në fushë”.

Sezoni i parë në Itali si lojtar i huaj, sa e vështirë ka qenë? Sezoni i duhur për të bërë më të mirën?

“E shpresoj. Siç e dime, nuk kam patur mundësinë të tregoj veten në sezonin e fundit. Qëllimi im është të bëhem version më i mirë i vetes në fushë për skuadrën. Kur të kem shansin për të luajtur dhe për të kapur ritmin, mund të arrij në atë nivel. Ky është dhe objektivi im, të jap gjithçka nga vetja dhe të ndihmoj skuadrën me cilësitë e mia”.

Juventus?

“Këto janë ndeshje ku duhet t’i dëgjosh tifozët, të dish historinë që fshihet. Duhet të përgatitemi siç duhet për një ndeshje të madhe. Do na ndihmojë të tregojmë se ku jemi me stilin tone të lojës.”

Të kërkuan te Juventus?

“Isha me pushime. Kur situate me trajnerin u bë e qartë, fola dhe me të. Dëshira ime është të arrij nivelin më të lartë tek ky klub dhe do bëj gjithçka që mundem.

Goli i parë mund të vijë në Torino?

“Do ishte fantastike. Mezi po e pres të shënoj golin e parë dhe do ishte akoma më fantastike në një ndeshje kaq të rëndësishme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat