AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën dhe duke kërkuar sqarime të menjëhershme.
Në reagimin e tij, AGSH thekson se pamundësia për të aksesuar llogarinë e medias në një prej platformave kryesore të komunikimit me publikun përbën një çështje që kërkon transparencë të plotë.
“AGSH shpreh shqetësim për faktin se faqja zyrtare e Euronews Albania në Instagram është bërë e paaksesueshme, në një kohë kur gjatë ditëve të fundit janë raportuar mbyllje të shumta të llogarive shqiptare në këtë platformë”, thuhet në reagim.
Asociacioni bën me dije se po punon për të sqaruar rrethanat e plota të situatës dhe për rikthimin sa më të shpejtë të aksesit në faqe.
Në të njëjtën kohë, AGSH kërkon transparencë edhe për rastet e tjera të mbylljes së llogarive shqiptare të raportuara gjatë ditëve të fundit.
Sipas AGSH, duhet të ketë garanci se mekanizmat e moderimit dhe raportimit të platformave nuk mund të përdoren në mënyrë abuzive për të kufizuar zërat kritikë, gazetarët, mediat apo qytetarët.
“Platformat digjitale kanë përgjegjësi të garantojnë procese të qarta, transparente dhe të drejta”, thekson AGSH.
Asociacioni nënvizon se kur vendime të tilla prekin mediat dhe aksesin e publikut në informacion, çështja nuk mbetet vetëm teknike, por lidhet drejtpërdrejt me lirinë e medias dhe të drejtën për informim.
Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë
Disa orë pas intervistës së eurodeputetit për llogaritë e mbyllura, Euronews Albania zhduket nga Instagrami
Mbyllet Instagrami i Euronews Albania, çfarë po ndodh me rrjetet sociale në Shqipëri?
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë
- 12:30 Disa orë pas intervistës së eurodeputetit për llogaritë e mbyllura, Euronews Albania zhduket nga Instagrami
- 12:00 Mbyllet Instagrami i Euronews Albania, çfarë po ndodh me rrjetet sociale në Shqipëri?
- 11:46 Ministri i Drejtësisë konferencë për shtyp për pagat e magjistratëve: Do zgjidhet me ligj në Kuvend
- 11:27 Rama reagon pas natës kritike në Himarë dhe Fier
- 11:18 Pas urimit për jetëgjatësinë e qeverisë, Meloni i përgjigjet Ramës: Miku im gati për rrugën në BE