Pse gjithë kjo lërmë e madhe kundër Berishës dhe vizitës së tij në SHBA?

Diaspora

Pse gjithë kjo lërmë e madhe kundër Berishës dhe vizitës së tij në SHBA?

Nga: Beqir Sina – New York Më: 3 shtator 2026 Në ora: 20:31
Sali Berisha

Nesër vjen Berisha, shumë shpejt vjen Edi Rama. Ky udhëtim I Berishës nuk është fundi i botës. Është një test, se kush e duron realitetin dhe kush zgjedh shpifjen, teksa kontigjenti më i zhurmshëm ka zgjedhur rrugën e dytë, në Shqipëri.

Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të qershorit 2026 të Departamentit të Shtetit, që lëshoi heqje (waiver) për masat 7031(c) të vitit 2021 dhe e pajisi atë me vizë, ka shkaktuar një shpërthim të paparë nga një kontigjent i medias dhe opinionit shqiptar, sidomos atij të importuar nga Tirana.

Me Edi Ramën në pushtet prej katër mandatesh, ky rreth është trimëruar deri aty sa toni i tyre, i kalon etiketimet e diktaturës, kur “armik i popullit” mjaftonte për të mbuluar çdo shpifje.

Sot të njëjtat fjalë qarkullojnë në studio, portale dhe rrjete, të veshura me petkun e “moralit publik”. Ku nuk po gjykohet një program. Por po dënohet e drejta e tij për të "kaluar" oqeanin dhe Berisha vjen në SHBA pas 5 vjet ndalese.

Pyetja mbetet e thjeshtë, pse kaq zemërim pikërisht tani?

Berisha ka qenë në Amerikë, edhe më parë. Në 1991 iu shtrua qilimi i kuq në Shtëpinë e Bardhë para presidentit Bush, në 1993 u takua me Clinton. Sot ai po vjen në konferencën e Partisë Republikane në Teksas, si pjesë e delegacionit të International Democracy Union, për t’u takuar me miq amerikanë dhe me diasporën.

Axhenda është e njohur.

Delegacioni është publik. Udhëton si kryetar i opozitës, due si pjesë e delegacionit “Ftesa e IDU për Berishën”,jo si i dërguar i qeverisë. Nuk është fushatë sekrete, as plan për të “rrëmbyer” Amerikën. Është hap i hapur, i ligjshëm, pas një vendimi zyrtar që korrigjoi një sanksion të mëparshëm të Departamentit të Shtetit.

Për shumëkënd, kjo rehabiliton simbolikisht opozitën. Për të tjerë, është shkak paniku. Posteri i qarkulluar në rrjetet sociale e bën konkrete krahun e diasporës në këtë vizitë. Të dielën, 6 shtator, ora 11:00, në Bergen Performing Arts Center në Englewood, New Jersey, Berisha fton shqiptarët e Amerikës nën motton “Freedom Works”. Statuja e Lirisë, vendi i shpallur e kthejnë vizitën nga spekulim në ftesë me datë dhe orë.

Në Tiranë, një rreth i çartur e akuzon se “ka qenë komunist”.

Ironia është e trashë. Shqipëria është vendi që kaloi diktaturën më të egër në Evropë dhe nuk bëri kurrë dekomunistizimin. Ata që bërtasin më fort, a ishin vetë ose familjet e tyre “24 karat” para 1990-s? Komunistë, spiunë, shërbëtorë të Sigurimit. Ku disa i qëndruan besnikë Partisë së Punës deri në fund, të tjerë, si Frrok Çupi nga shtypi i qeveritar, u futën në lëvizjen demokratike, e përkrahën Berishën deri në 1997, u rikthyen në 2005 dhe e “tradhtuan” në 2013, kur erdhi Rama.

Ndërrimi i xhaketës u bë profesion në Shqipëri për 35 vjet.

Sot, me platforma, para dhe mbrojtje nga Partia Socialiste, ata që pretendojnë pastërti dhe përdorin fjalorin e vjetër: “armik”, “tradhtar”, “i padëshiruar”. bëjn moral. Por çdo njerin prejt tyre i majt apo i djatht, nuk e nxit biografia e Sali Berishës e çfar ka bër Berisha. E nxit fakti se heqja e asaj që ata e quajnë “non-grata” dhe prania e tij në SHBA çan tregimin e ndërtuar prej vitesh, se opozita është e izoluar, se Berisha është “i mbyllur”, “anti-amerikan” dhe “i vdekur politikisht”, se Rama, del si i vetmi garant i Perëndimit.

Kur ky tregim i vjetëruar ka plas, reaksioni i tyre nuk sjell fakte, por sjell "çartje". Pra si ka mundësi të ju ndodhi kjo, që Sali Berisha i cili nuk e kalonte dotë oqeanin, dhe ta provonte - tani vjen në SHBA. Maria e vizës dhe ardhja e tij sjell frikën se humbet arma më e fortë e pushtetit të Edi Ramës, monopolin e “legitimimit” ndërkombëtar.

Pa atë monopol, kur miti i tyre të vetëm bie. Pasi në një demokraci normale, një lider opozitar me vizë në një konferencë republikanësh do të gjykohej me argumente, kohernte. Në Shqipërinë e sotme, duke shfrytëzuar televizioniet e qeverisë dhe rrjetet sociale, çdo gjë zëvendësohet me ofendime ndaj atyre që e mirëpresin dhe ndaj gazetarëve që e tregojnë të vërteten e kësaj vizite.

Të flasësh ke të drejtë. Të bësh cenzor të Amerikës, jo. Historia nuk harron. Ajo pret kurajën për ta kujtuar dhe guximin për të qëndruar drejt. Ky udhëtim nuk është fundi i botës. Është një test: kush e duron realitetin dhe kush zgjedh shpifjen. Kontigjenti më i zhurmshëm ka zgjedhur rrugën e dytë, në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat