Përfundon restaurimi i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj

Ferizaj

Përfundon restaurimi i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 13:14
Kisha Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj

Në vitin e 100-vjetorit të saj, kjo kishë po rikthehet e restauruar, pas shumë dekadash shërbimi si vend lutjeje, por edhe si pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit në Ferizaj.

Për finalizimin e restaurimit të këtij aseti me vlera të rralla, kemi ndarë mbi 1.8 milionë euro.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, famulltari Don Mikeli, sekretari i MKT-së, Bislim Bislimi, stërnipi i Nënë Terezës, Gjon Antoni, deputetë të Ferizajt dhe përfaqësues të komunitetit.

Punët për mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore po vazhdojnë në gjithë vendin. Po investojmë në monumentet tona për t’i ruajtur vlerat e tyre dhe për t’ua kthyer vendin që meritojnë në jetën e komuniteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat