AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si të paprecedentë dhe të papranueshëm.
Në një deklaratë, AEJ shprehet se faqja është mbyllur pa u dhënë asnjë shpjegim zyrtar nga Meta.
“Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon fuqimisht mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga Meta, pa asnjë shpjegim. Ky është një veprim i paprecedentë dhe i papranueshëm nga Meta”, thuhet në deklaratë.
AEJ i bën thirrje kompanisë Meta që të rikthejë menjëherë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes, si dhe të kompensojë humbjet financiare të shkaktuara ndaj Euronews Albania.
Shoqata paralajmëron gjithashtu se do ta referojë këtë çështje pranë Komisionit Europian dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare, duke e konsideruar mbylljen e faqes si një veprim që, sipas saj, cenon drejtpërdrejt demokracinë dhe lirinë e shprehjes.
“AEJ do të informojë Komisionin Europian dhe autoritetet e tjera ndërkombëtare për këtë padrejtësi, e cila minon drejtpërdrejt demokracinë dhe lirinë e shprehjes”, përfundon deklarata.
Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë
- 13:48 Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
- 13:44 Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
- 13:03 AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë
- 12:30 Disa orë pas intervistës së eurodeputetit për llogaritë e mbyllura, Euronews Albania zhduket nga Instagrami
- 12:00 Mbyllet Instagrami i Euronews Albania, çfarë po ndodh me rrjetet sociale në Shqipëri?