Nga Ylli Manjani
Përtej debatit nëse kryeministri kishte apo jo të drejtë të ndërhyjë për të shpallur shpronësimin e dy “sherrxhinjve” të Orikumit, ka një pyetje shumë më të rëndësishme se vetë rasti: a mund të zhvishet prona private nga mbrojtja e saj, në një shoqëri që pretendon se është ndërtuar mbi ekonominë e tregut?
Po lë mënjnanë edhe argumentin e përdorjes së taksave për shpronësime kuturu. Po e lë jo se nuk vlen, por kam idenë se për taksat dhe harxhimin e parave që vijnë nga to, kultura kolektive nuk është aq imponuese.
Dua të merrem me thelbin e principit të shenjtërisë së pronës.
Në Shqipëri kemi krijuar zakonin e rrezikshëm që çdo problem ta zgjidhim me ekskavator, me VKM ose me një deklaratë politike. Por prona private nuk është një pengesë administrative që hiqet kur bezdis qeverinë. Ajo është themeli mbi të cilin ngrihet i gjithë sistemi ekonomik dhe juridik i një shteti liberal.
Shoqëria e tregut nuk ekziston pa pronën private. Kapitalizmi nuk fillon te biznesmeni, as te investitori, as te banka. Fillon te garancia se ajo që është e jotja nuk mund të merret sepse pushteti e konsideron të përshtatshme. Pikërisht kjo garanci krijon investim, zhvillim dhe besim.
Prandaj është paradoksale të dëgjosh argumentin se “interesi publik” kërkon të sakrifikohet prona private. Në të vërtetë, në një ekonomi tregu, mbrojtja e pronës private është vetë interesi publik më i madh. Sepse kur prona nuk është e sigurt, askush nuk investon, askush nuk ndërton dhe askush nuk beson se nesër do të gëzojë frytet e punës së tij.
Sigurisht që shteti ka të drejtë të shpronësojë. Kjo është e njohur në çdo kushtetutë demokratike. Por shpronësimi është përjashtim, jo rregull. Ai lejohet vetëm kur ekziston një interes publik real, i përcaktuar me ligj, me procedurë të rregullt dhe me dëmshpërblim të drejtë. Shpronësim bëhet kur do ndërtohet një rrugë, shkollë apo spital që na intereson të gjithëve, dhe jo për të bërë ullishtë! Aq më pak ka kuptim interesi publik kur shpronësimi bëhet si ndëshkim për pronarët sherrxhinj! Nuk është një instrument ndëshkimi moral ndaj dikujt që sillet keq, as një mjet për të dhënë shembull publik.
Po kur zihen burrat me gratë e tyre duhet t’u marrim pronat?!
E ça fiton publiku këtu?!
Në momentin që shpronësimi përdoret si përgjigje ndaj sjelljes së pronarit, ai pushon së qeni institut juridik dhe bëhet sanksion politik. Sot mund të jenë dy sherrxhinj në Orikum. Nesër mund të jetë një biznesmen që kundërshton qeverinë. Pasnesër një qytetar që refuzon një projekt. Precedenti është shumë më i rrezikshëm se personazhet.
Kushtetuta nuk mbron njerëzit e mirë. Ajo mbron edhe njerëzit e këqij. Të drejtat kushtetuese nuk maten me karakterin e pronarit, por me kufijtë e pushtetit të shtetit.
Shumëkush mund të mos ketë asnjë simpati për protagonistët e Orikumit. Mund të kenë gabuar, mund të kenë qenë agresivë, madje mund të përgjigjen penalisht nëse kanë shkelur ligjin. Por dënimi penal dhe shpronësimi janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njëri ndëshkon sjelljen. Tjetri prek një të drejtë themelore.
Historia e shteteve moderne ka treguar se prona private nuk është thjesht një e drejtë ekonomike. Ajo është kufiri që ndan qytetarin nga pushteti. Sa herë ai kufi dobësohet në emër të një interesi të momentit, dobësohet edhe liria.
Prandaj pyetja nuk është nëse Rama kishte të drejtë me dy sherrxhinjtë e Orikumit. Pyetja është nëse Shqipëria do të mbetet një shtet ku prona merret vetëm sipas ligjit, apo një vend ku prona mund të merret sipas humorit të pushtetit.
Në një shoqëri të tregut, prona private nuk është pengesë për interesin publik. Fjala vjen, shteti disi e orienton apo detyron pronarit ta bëjën pronën e tij ullishtë. Dhr ullishtja private është e sigurtë që do jetë më e mirë se ajo e shtetit.
Prona private është pa dyshim më e mira për zhvillim. Ajo është interesi publik më i lartë. Sepse aty ku mbaron siguria e pronës, fillon pasiguria e lirisë.
Bukur
Po kujt i jep mend o Manjan. I gjyshi Koleka shpronesoi gjithe bregun e Shqioerine. Do beje ndryshe i nipi? Nuk e ka nga padija, e ka nga ligesia. Nuk e do Shqiperine.
Shkrim mese i drejte, i sakte dhe mjaft i nevojshem ne kete moment te turbullt qe po kalon Shqiperia!
Prona private nuk duhet prekur për asnjë arsye. Pronari mund të përballet me shkeljet ligjore dhe morale, por prona e blerë nga para të nxjerra në mënyrë të ndershme dhe të taksuara nga shteti, nuk ka Perëndi që i luan. Aty ku qeveritë sekuestrojnë prona nuk ka demokraci ligjore, por diktaturë. Konfliktet midis banditëve lokalë nuk zgjidhen me banditizëm qeveritar, por me vendime gjykatash të drejta dhe të pavarura. Shqipëria fatkeqësisht nuk ka krijuar dot republikë moderne, por një derivat pashallëku kontemporan, ku një klan sundues është mbi çdo ligj e princip dhe bën çfarë do me njerëzit dhe territorin. Fatkeqësi.
Pronë private me dallavere me mbivendosjev disa herë Aty ka probleme me kadastër, me bashki, me leje qeverie, me pronarë fillestar e me pronarë me fallsifikim. Sekuestrimi i pronave që janë produktë i dallavereve do të bëhet mësimë për këdo që ka fituar prona të të tjerëve ose të shtetit në mënyrë të pa drejtë
Simbas logjikes se k/ministrit meqe ne rruge ka shum aksidente me pasoj jete njerezish dhe ata nuk zbatojne regulloren , le te heqim makinat dhe te perdorim karocat.Keshtu ne analogji eshte dhe kjo qe beri lideri yne global.Meqense nuk esht ne gjendje ta ndaj me ligj kete pune i bie shkurt:E shtetezon dhe bie rehat.Z.Manjani .ne jemi te vecante ne gjith europe.A ke pare ne ndonje vend k/minister piktor?Ky fakt i thote te gjitha
Ke pranuar me mburje publkisht në një televizion se kur ishe Ministër ke kaluat Ligjin "Për Kadastrën" edhe pse kishe bindje që nuk duhej të kalomte! Tani bën teoricienin!
Gabohet kush beson se ne Shqiperi kemi shtet kapitalist ku prona private kunsiderohet e shenjte. Jo, ne Shqiperi Sali vrasesi i Udbes, gjeti shesh e beri pershesh, instaloi nje shtet anarkik rrumpalle ku me ligjin 7501 u krijua mundesia ligjore ku kush te mundte te zaptonte toka bujqesore, ndertesa publike, te pushtonte malet, portet, bregdetet, dhe cdo gje qe berben themekin e nje shteti kapitalist demokratik. Sot me te drejte mund te thuhet qe ne shumicen dermuese prone private quhet prona e vjedhur, e zaptuar, ose e rrembyer. Shqiperia sot nuk ka drejtesi te vertete funksionale por nje praktikisht e ben me lemsh pronen private me vendimet e saj monstruoze. Pa u kthyer 500 vite pas kur drejtesia zbatohej nga Kanuni, Shqiperia rrezikon shperberjen. Duket se ata qe ishin kunder Shqiperise shtet para 130 viteve dinin dicka me shume qe ne nuk e dime per vehten tone.
O kurve e Erion Veliajt… prona e trasheguar jo e grabitur me gjyqtare te kallepit tend.
Po kur dy pretenfuesit jane te dy mashtrues dhe e kane pervetesuar ate prone pa pronar te dokumentuar ligjerisht, dhe tani i hidhen ne gryke njeri tjetrit, çfare behet???
Zoteria ja te drejte por e ja kap problemin nga bishti: ne Kushtetute thuhet se prona trashegohet etj etj. Atehere X Person ka te drejte te jape Kallashin kunder zaptuesit te probes se tij stergjyshore sepse ate ia ka mohuar ligji 7501?... Zoteria mbron kapitalin privat aktual perfituar mbi plaçkitjen e prones private stergjyshore te te tjereve. Shembuj: investitoret strategjike etj..
Ka nje problem tek kjo ngjarje rruga e ndjekur nga dy binzesmenet,eshte korruptive mafioze,klienteliste,shteti duhet ti nxjerre themelet menyres se marrjes se tokes,jo ligjore me ryshfet,shantazh,e.t.j.Keshtu filloj me flamingon apo ngjarja eRrjollit,me heret,Progonati se nga institucionet e korruptuara te shtetit rrodhi e gjithe ngjarja.
Ish ministri të na jap ndonjë leksion se kë quan ai pronë private?