Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në kodrat e Selenicës, flakët përhapen me shpejtësi në sipërfaqet me ullinj

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i fuqishëm në kodrat e Selenicës, flakët përhapen
Foto nga zjarri

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët po përhapen me shpejtësi në terren, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte.

Era dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në terren. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se tymi dhe flakët janë të dukshme edhe nga distanca.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Selenicës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Ndërhyrja vijon e pandërprerë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonat përreth.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese