Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiç! Mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

5 Shtator 2026 | 14:12

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën se si Europa duhet të ndërveprojë me Beogradin.

Rama iu referua rastit të Ratko Mlladiçit, të cilin e cilësoi si “kasapin e Ballkanit”, duke komentuar vendimin për t’u përcjellë me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit.

Sipas Ramës, raste të tilla janë pikërisht arsyeja pse Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku vendeve kandidate mund t’u kërkohet llogari dhe t’u përcillen qartë standardet që duhet të respektojnë.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Kryeministri e përshkroi Serbinë me një tjetër metaforë, duke e cilësuar si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Europës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë?”, u shpreh Rama.

Në këtë kontekst, kryeministri e lidhi rastin e Serbisë me vizionin e tij për zgjerimin e BE-së: vendet kandidate, sipas tij, duhet të afrohen gradualisht me strukturat europiane dhe të jenë në tryezë, ndërsa përmbushin kriteret dhe përballen me kërkesat politike të vendeve anëtare.

“Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, përfundoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë

Kryeministri Edi Rama kërkon një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë. Nga...
13:58 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026

Mbyllet Instagrami i Euronews Albania, çfarë po ndodh me rrjetet sociale në Shqipëri?

Faqja e Euronews Albania në Instagram nuk është më e aksesueshme, duke ngritur edhe më shumë alarmin mbi atë që po ndodh ditët e fundit...
12:00 | 05/09/2026