Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari bie nga humnera dhe humb jetën (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari bie nga
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, ku shtetasi Florian Sini, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar 40-vjeçarin pa shenja jete.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Detaje të reja priten në vijim nga Policia e Shtetit. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese