Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me telefon në mes të rrugës në Durrës, policia zbulon autorët dhe i arreston

Shkruar nga Newsbomb
Vendosën lëndë plasëse të lidhur me telefon në mes
Foto nga autori

Policia e Durrësit ka zbardhur dy autorët e vendosjes së një lënde plasëse, të lidhur me një aparat telefonik celular, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr. 3 të qytetit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës. Të dy këta shtetas dyshohen si autorë të ngjarjes së ndodhur më 28 gusht.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Të dy këta shtetas akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.

Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular.

Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës.

Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese