Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)

5 Shtator 2026 | 15:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Policia është njoftuar se shtetasi Florian Sini, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U fsheh në tualet”, policia jep detaje nga arrestimi i Jozefin Markut

Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar Jozefin Marku dhe një tjetër...
14:41 | 05/09/2026

Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 28 gusht në lagjen nr. 3, ku u konstatua një sasi lënde plasëse e lidhur me...
14:19 | 05/09/2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026