Tiranën e zë “haku” i Orges Shehit

Futboll

Tiranën e zë “haku” i Orges Shehit

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:12
Shehi

Tirana e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të keqe të mundshme.

Edhe pse u tha pa nisur edicioni 2026-2027 se do të ketë “kapitulli të ri” për bardheblutë, pas 2 javësh nuk ka ndodhur kështu.

Humbjet kundër Egnatias dhe Teutës, shto 6 golat e pësuar kanë sjellë pasiguri të madhe te bardheblutë. Nëse i referohemi asaj që bëri Orges Shehi te “rekordmenët” e Shqipërisë në periudhën shkurt-maj 2026, ishte e jashtëzakonshme, një “mrekulli”.

Shehi e mori Tiranën në vendin e fundit dhe ia doli ta largojë nga “zona e ftohtë” e tabelës, e përkthyer me 7 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje në 12 ndeshje, mesatarja 1.92 pikë.

Edhe pse u tha se Shehi do të jetë pjesë e bardhebluve në vijim, nuk ndodhi kështu, largim i papritur dhe tashmë klubi po përballet me këtë “katraur” rezultatesh.

Te Tirana ende nuk ka gol të shënuar me aksion, ndërsa mbrojtja dhe porta s’kanë “busull”. Nga krahu tjetër, Orges Shehi kryeson me Prishtinën në Superligën e Kosovës, 9 pikë pas 3 javësh, golavarazhi 9:2..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat