Dy miqtë e ngushtë përballë njëri-tjetrit

Futboll

Dy miqtë e ngushtë përballë njëri-tjetrit

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:09
Arteta e Alonso

Mikel Arteta thotë se është një “gjë vërtet e bukur” të përballet me shokun e tij Çabi Alonso, ndërsa Arsenali përgatitet për një derbi londinez kundër Çelsit.

Arsenali udhëton për në Stamford Bridge me të dyja ekipet që kanë fituar dy ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon.Alonso ka bërë një fillim mbresëlënës si trajner i Çelsit, ndërsa Arteta po kërkon të vazhdojë fillimin perfekt të “Topçinjve” në këtë sezon. Të dy trajnerët e njohin mirë njëri-tjetrin që nga ditët e tyre si lojtarë dhe kanë mbetur miq të ngushtë.

“Jam shumë i lumtur për të. Është e pabesueshme sepse padyshim që kemi historinë që kemi së bashku, e njëjta gjë vlen edhe për Andonin (Iraolën). Të përballemi me njëri-tjetrin në një nivel të tillë dhe me përgjegjësinë që kemi duke menaxhuar disa nga klubet më të mira në vend është një gjë vërtet e bukur për t’u përjetuar. 

Tani do të jetë më e vështirë të takohemi për shkak të orarit që kemi të dy, por ajo miqësi do të zgjasë për shumë vite.

Kemi ndarë disa momente të shkëlqyera, por tani është gara dhe kur përballesh me njëri-tjetrin, e di çfarë ndodh”, ka thënë Arteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat