Laçi përballet sot me Teutën në ndeshjen e javës së tretë të Abissnet Superiore, me qëllimin për të vazhduar ndjekjen e Egnatias e cila është shkëputur në kryesim.
Të dy skuadrat janë në kuotën e 4 pikëve dhe sfida e sotme do të shërbejë për trajnerët Osmani e Tetova, për të konsoliduar edhe më shumë jo vetëm pozitat në klasifikim, por edhe lojën e ekipeve përkatëse, që kanë bërë mjaft mirë në dy ndeshjet e para.
FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Guri, Azizi, Kurti, Tola, Stafa, Bibo, Samuel, Ajazi, Kalaj, Traore, Nerguti.
Trajner: Qatip Osmani
TEUTA: Bernardoni, Fangaj, Zhongo, Pwrgjoni, Toli, Boçi, Votlai, Arifi, Mala, Kallaku, Umeijego.
Trajner: Edlir Tetova
Gjyqtar: Enea Jorgji.