Mas mbron fanellën kuqe

Çiklizëm

Mas mbron fanellën kuqe

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 15:45
Wout van Aert

Wout van Aert fitoi etapën e 13-të (Almunecar-Loja) të Vueltës së Spanjës, pas një gare të jashtëzakonshme dhe tepër të luftuar. Etapa u karakterizua nga temperaturat e larta, ritmi i fortë dhe një numër i madh sulmesh që nisën që në kilometrat e parë.

Në grupin e shkëputur u përfshinë shumë emra të rëndësishëm, ndërsa gara u bë gjithnjë e më kaotike. Visma zhvilloi një strategji të shkëlqyer, duke vendosur Van Aert dhe Mattheë Brennan në pozita ideale. Belgu tregoi forcën e tij në kilometrat e fundit, duke sulmuar disa herë dhe duke shkëputur rivalët.

3,5 kilometra para finishit, Van Aert realizoi sulmin vendimtar, të cilit vetëm Valentin Paret-Peintre mundi t’i përgjigjej. Në sprintin final, Van Aert konfirmoi epërsinë dhe siguroi fitoren e etapës. Paret-Peintre u rendit i dyti, ndërsa Mattheë Brennan përfundoi i treti, 24 sekonda pas fituesit.

Fanella e kuqe mbeti në të njëjtat shpatulla, teksa Enric Mas vazhdon të jetë lider. Etapa e djeshme solli gjithashtu disa rrëzime dhe braktisje, duke shtuar listën e çiklistëve të dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat