E kanë fajin zjarret në vend, ndeshja e pretendentëve në Kategorisë së Parë nis me problemin e pazakontë

Futboll

E kanë fajin zjarret në vend, ndeshja e pretendentëve në Kategorisë së Parë nis me problemin e pazakontë

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 16:27
Fusha

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Pogradecit, dy ekipe të cilat kanë pretendime për të qenë ne pjesën e sipërme të klasifikimit, ka nisur me disa minuta vonesë në krahasim me dy ndeshjet e tjera të planifikuara të startonin paralelisht në orën 16:00.

Shkak për vonesën prej  7 minutash është bërë fakti që në stadiumin “Redi Maloku” nuk kishte në gatishmëri zjarrfikëse në momentin kur duhej të fillonte sfida.

Kjo, pasi automjetet e forcave zjarrfikëse në Fushë Krujë kanë qenë të gjitha të impenjuara në malin e Krujës për shuarjen e vatrave të zjarreve që janë shfaqur përsëri në ditët e fundit.

Delegati i ndeshjes, Besnik Çela, ka kërkuar që të zbatohet rregullorja e të pritet zjarrfikësja dhe vetëm pasi është vendosur një e tillë në dispozicion, është vendosur për startin e sfidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat