Newcastle shpëton ndaj Bournemouthit

Futboll

Newcastle shpëton ndaj Bournemouthit

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2026 Në ora: 16:32
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e parë të programit të sotëm në Premier League-n angleze, Newcastle, në shtëpi, nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin e tifozëve dhe barazoi 2:2 me Bournemouthin.

Madje, mysafirët ishin shumë pranë fitores, pasi pas vetëm 35 minutash kishin epërsi 0:2. Tavarnier (9’) shënoi golin e parë, ndërsa Tiaw shënoi autogol (35’) për 0:2.

Vendasit u rikthyen shpejt në lojë me një supergol të Barnes në minutën e 37-të, ndërsa për golin tjetër u desh të pritej deri në fund të takimit.

Në minutën e 88-të, Ramsey me një goditje të matur realizoi për 2:2, duke e shpëtuar Newcastle-in nga një humbje e rëndë në këtë ndeshje.

Pas tri ndeshjeve, Newcastle e zë vendin e tetë me 5 pikë, ndërsa Bournemouthi është i 15-ti me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat