Shpëtohet pas 10 ditësh nën rrenoja të Nepalit

Bota

Shpëtohet pas 10 ditësh nën rrenoja të Nepalit

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 16:58
Nepal

Një shtetas kinez është nxjerrë i gjallë nga një tunel i hidrocentralit në Nepal, dhjetë ditë pasi mbeti i bllokuar nga vërshimet masive të 26 gushtit.

Lu Haitao u shpëtua nga tuneli 225 metra i gjatë në projektin hidroenergjetik Upper Trishuli-1.

Ai është personi i tretë i nxjerrë i gjallë nga tunelet e hidrocentraleve, pas dy punëtorëve nepalezë të shpëtuar një ditë më parë, raporton Reuters.

Në një operacion tjetër, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë edhe një grua nga shtëpia e saj e mbuluar nga balta.

Operacionet po zhvillohen me ndihmën e ushtrisë nepaleze dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Katastrofa e shkaktuar nga shembja e një akullnaje ka lënë mbi 1,300 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur, ndërsa rreth 900 punëtorë të hidrocentraleve besohet se janë ende të bllokuar ose të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat