SHBA godet 3 cisterna nafte të lidhura me Iranin, CENTCOM: I paaftësuam dhe shkatërruam (VIDEO)
Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte të lidhura me Iranin, në një veprim hakmarrës pas lëshimit të raketave balistike ndaj dy anijeve luftarake amerikane në rajon.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme, njoftoi të shtunën se kishte “paaftësuar përgjithmonë” një cisternë nafte pranë ishullit iranian Kharg dhe një tjetër pranë Ngushticës së Hormuzit.
Gjithashtu, CENTCOM tha se kishte “shkatërruar plotësisht” një cisternë të tretë në Gjirin e Omanit.
Anijet janë “Downy”, “Stark 1” dhe “Kylo”.
Ndërkohë, CENTCOM tha se kishte “zmbrapsur me sukses” sulme të shumta nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, që synonin një aeroplanmbajtëse amerikane dhe një shkatërrues me raketa të drejtuara.
Asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u lëndua, tha CENTCOM.
“Më lejoni t’i jap një mesazh të qartë IRGC-së: Nëse qëlloni mbi dy nga anijet tona, ne do të vendosim një kosto edhe më të madhe ekonomike – duke shkatërruar tre nga tuajat”, tha admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.
Ai shtoi se “ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë forcat amerikane dhe, nëse është e nevojshme, të shkatërrojmë flotën e kufizuar dhe të cenueshme të cisternave të naftës të Iranit”.
Media shtetërore iraniane kishte konfirmuar se një nga cisternat e saj ishte goditur nga raketat amerikane në brigjet e ishullit Kharg.
Sulmet, siç thekson BBC, vijnë pothuajse një javë pas rifillimit të përleshjeve midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat pasuan një muaj qetësie relative mes palëve ndërluftuese.
“Let the message to the IRGC be clear: If you shoot at two of our ships, we will impose an even higher economic cost —taking out three of yours. We will not hesitate to defend American forces, and if necessary, destroy Iran’s limited and exposed oil fleet.” — Adm. Brad Cooper,… pic.twitter.com/UGGcSGsUtd
— U.S. Central Command (@CENTCOM) September 5, 2026
10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simboli botëror i bamirësisë
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, pritet takimi me delegacionin amerikan
A mund ta zgjidhë një kujdestar i BE-së bllokimin e gjatë mbi asetet ruse?
- 16:57 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simboli botëror i bamirësisë
- 16:25 Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
- 16:03 Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, pritet takimi me delegacionin amerikan
- 15:59 Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)
- 15:34 Nis evidentimi i dëmeve nga zjarri në Himarë, Tavo: Po identifikohen familjet e prekura
- 15:07 Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)