Dortmundi ka fituar me përmbysje spektakolare, me rezultat 3:2 në konak të Hoffenheimit, në takimin e javës së dytë të Bundesliga I.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, ka shënuar golin e parë në edicionin e ri në Bundesliga I.
Avdullahu shënoi në fund të pjesës së parë, për epërsinë 1:0 të Hoffenheimit ndaj Dortmundit.
Në minutën e 45+2 Albian Hajdari i Hoffenheimit u ndëshkua me karton të verdhë.
Në minutën e 87-të Hajdari i pafat, shënoi autogol për fitoren e Dortmundit.
Për Hoffenheim shënuan Avdullahu (45'), Lemperle (54') dhe për Dortmundin Guirasy (61'), Silva (66') e Hajdari (87’).
Pas javës së dytë në kampionatin gjerman, Dortmundi është në vend të dytë me 6 pikë dhe Hoiffenheim në të 16-tin me 0.