Toka e shkrumbuar pak metra larg detit, gjurmët që la pas zjarri në Himarë - pamjet

Shqipëria

Toka e shkrumbuar pak metra larg detit, gjurmët që la pas zjarri në Himarë - pamjet

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 17:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet me dron të Report TV tregojnë pasojat që la pas zjarri masiv në Himarë. Sipërfaqe të tëra me bimësi e ullishte janë shkrumbuar, ndërsa kodrat që vetëm një ditë më parë ishin të gjelbëruara, tashmë janë mbuluar nga hiri.

Toka e djegur pak metra larg bregdetit tregon përmasat e zjarrit që, i favorizuar nga era e fortë, zbriti me shpejtësi drejt qytetit dhe banesave.

Flakët dogjën 6 shtëpi, 3 prej tyre të banuara, ndërsa 36 persona u evakuuan nga zona e rrezikut.

Nga lart duken qartë gjurmët e flakëve, që kanë përshkuar kodrat dhe ullishtet. Pas natës së vështirë, zjarri është vënë nën kontroll, por pas kanë mbetur dëme të konsiderueshme. Kryeministri Edi Rama tha se do të nisë një bilanc për vlerësimin e dëmeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat