Supersfidë në Serinë A, Alegrit nuk i falen me gabimet!
Java e tretë e Serisë A sheh të zbresin në fushë Interin dhe Napolin përballe njëra-tjetrës, në një sfidë mes dy skuadrave të cilat në sezonin e kaluar ishin rivalet direkte për titullin kampion.
Zikaltrit e kanë nisur përsëri me të njëjtin ritëm sezonin ndërsa Napoli i Alegrit ka zhgënjyer në javën e mëparshme ku u mposht në shtëpi nga Komo e tashmë nuk ka luksin më të bëjë një hap të gabuar.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Martínez; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Diuf, Barela, Suçiç, Zielinski, Dimarko; Espozito, L. Martínez.
Trajner: Kristian Kivu
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Marín, Spinacola; Anguisa, Lobotka, Vergara; Politano, Hojlund, Alison.
Trajner: Masimiliano Alegri.