Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini

5 Shtator 2026 | 17:42

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Zelensky tha të shtunën se sapo kishte biseduar me të dërguarit e presidentit amerikan, të cilët kanë nisur punën me palën ruse për procesin e negociatave.

“Që nga ky moment, ne jemi të gatshëm të respektojmë një armëpushim në sulmet ajrore ndaj qyteteve të përfshira në procesin e negociatave. Nga tani deri në përfundim të së shtunës, si edhe të dielën dhe të hënën, Ukraina është e gatshme të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës dhe presim që edhe rusët të bëjnë të njëjtën gjë në lidhje me Kievin”, tha Zelensky.

Duke iu referuar përpjekjeve diplomatike, Zelensky theksoi se Ukraina synon që veprimet në këtë drejtim të jenë po aq të forta dhe efektive sa ato në fushën e mbrojtjes.

Ai bëri me dije gjithashtu se është miratuar plani për angazhimet diplomatike të së dielës në Kiev, me pjesëmarrjen e ekipit amerikan.

“Po presim Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe jemi të gatshëm për një bisedë thelbësore”, tha Zelensky.

Ndërkohë, presidenti ukrainas bëri të ditur se ka marrë raporte nga ministri i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara, dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykhailo Drapatyi, lidhur me situatën në front, kërcënimet në hapësirën ajrore të Ukrainës, si dhe operacionet aktive mbrojtëse.

“Jam mirënjohës ndaj secilit prej luftëtarëve tanë për mbrojtjen efektive të pozicioneve të Ukrainës”, u shpreh ai.

Në përfundim, presidenti ukrainas falënderoi të gjithë ata që qëndrojnë në krah të Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA godet 3 cisterna nafte të lidhura me Iranin, CENTCOM: I paaftësuam dhe shkatërruam (VIDEO)

Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte të lidhura me Iranin, në një veprim hakmarrës pas lëshimit të raketave balistike ndaj dy anijeve luftarake amerikane...
17:17 | 05/09/2026

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simboli botëror i bamirësisë

5 shtatori shënon dhjetëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Papa Françesku e shpalli atë shenjtore, duke e vlerësuar si simbol botëror të dashurisë, mëshirës dhe...
16:57 | 05/09/2026

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev, pritet takimi me delegacionin amerikan

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim tre-ditor në Kiev, si pjesë e përgatitjeve për një vizitë nga një delegacion amerikan, raportoi agjencia e...
16:03 | 05/09/2026