Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje

Aktuale

Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 18:08
Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se 7 gushti ka qenë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryeziu tha se pas kësaj date nuk ekziston më një afat kushtetues, ndërsa afatet e tjera janë politike.

Deri më 7 gusht ka qenë afati kushtetues dhe mbështetur nga një vendim aktgjykimi i gjykatës kushtetuese që domosdoshmërisht domethënë brenda 30 ditësh të konstituohet parlamenti. Pas 7 gushtit tash kemi afate politike të improvizuara nga subjektet politike. Përndryshe do të thotë nuk ka afat më kushtetues për konstituimin e parlamentit. Konstituimi i parlamentit duhet të bëhet patjetër vetëm të cilën e ka vetëm një detyrë për shpërndarjen e parlamentit dhe për shkuar në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme. E konstituojnë parlamentin, e konsituojnë kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj të sipas mendimit tim domethënë pastaj të shpërndahet dhe të shkohen në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se pa konstituimin e Kuvendit nuk sheh bazë për veprime të tjera, përveç mundësisë që ndonjë subjekt politik të kërkojë sqarim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat