Tragjedi në Pejë: Ndërron jetë viktima që u aksidentua më 18 gusht

Kronikë

Tragjedi në Pejë: Ndërron jetë viktima që u aksidentua më 18 gusht

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 18:56
Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti që pësoi në fshatin Loxhë të Pejës, më 18 gusht.

Media raporton se bëhet fjalë për banorin nga Deçani, Ismet Alimusaj, i cili po merrte tretman në një spital në Shkup.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup.

Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat