Zjarr në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajn dhe Myselimin, ndërhyhet me helikopter

5 Shtator 2026 | 16:35

Një zjarr ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër pasditen e kësaj të shtune, ku përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thyer.

Për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse dhe struktura të emergjencave civile.

Në operacion marrin pjesë gjashtë mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Shërbimi Pyjor, strukturat e Emergjencave Civile dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Deri tani, ndërhyrja e forcave në terren ka bërë të mundur mbrojtjen e 15 banesave, duke shmangur rrezikun për familjet që ndodhen në zonën e përfshirë nga flakët.

Operacioni po vijon edhe me mbështetjen e një mjeti zjarrfikës nga Reparti RKV 1010 në Vau i Dejës, ndërsa puna po zhvillohet në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe e banorëve të zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasojat e zjarrit të madh, Tavo publikon pamjet: Vijon puna për rikthimin e normalitetit në Himarë

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar pamje nga situata në zonat e prekura nga zjarri i madh i një dite më parë, ku duken...
19:10 | 05/09/2026

Zjarri në Fier, ministri Nufi: 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një avion dhe një helikopter në terren

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga zjarri në Peshtan të Fierit, ndërsa ka informuar për angazhimin e Forcave të...
17:29 | 05/09/2026

Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në tunelin panoramik, në aksin Elbasan–Tiranë, mesditën e kësaj të shtune. Zjarri ka përfshirë automjetin teksa ai...
15:59 | 05/09/2026