Në ndeshjen e vetme të zhvilluar sot në kuadër të javës së 6-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, në stadiumin “Petar Milloshevski”, në qendrën stërvitore të FFM-së, Bashkimi nga Kumanova fitoi me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Skopjes, duke marrë pikët e para këtë sezon.
Në një ndeshje me shumë tensione në fushë dhe me dëshirë të hapur për fitore nga të dyja skuadrat, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 28-të, me golin e Da Silvës.
Pas një tjetër gabimi në mbrojtjen e Skopjes, në minutën e 62-të, Bashkimi e dyfishoi epërsinë, duke shënuar për 0:2 përmes Adis Muratit.
Në minutën e 69-të, vendasit arritën ta ngushtojë epërsinë. Kristian Nikollovski fitoi një penallti, ndërsa ekzekutues i sigurt për vendasit ishte Adem Ali, i cili shënoi për 1:2.
Skopje është në vend të nëntë me 3 pikë dhe Bashkimi në të dhjetin me 3.