Skuadra shqiptare, Otrant-Olimpik nga Ulqini, festoi me rezultat 2:0 ndaj ekipit Buduçnosti nga Podgorica në kuadër të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.
Pas javëve, Buduçnosti është i parafundit, dhe sonte pas ndeshjes Jezero - Arsenal mund të jetë i fundit në tabelë.
“Realiteti, duket, është një luftë për mbijetesë, dhe pas humbjes në Ulqin, ka shumë të ngjarë të ketë ndryshime në stafin e trajnerëve dhe sektorin sportiv”, ka shkruar media malazeze “Vijesti’.
Të dy golat u shënuan nga Valentin Rudoviq në minutën e 8-të dhe të 90-tën.
Skuadra tjetër shqiptar, Deçiq nga Tuzi, pësoi humbjen e tij të parë të sezonit, dhe kjo ishte në fushën e skuadrës së vendit të fundit deri në këtë javë, 2:0 ndaj Mlladost Lob.bet.
Pas javës së 6-të, Deçiqi kryeson me 13 pikë, pasojnë Mornari 12, Otrant - Olimpik 10, ndërsa Buduçnosti është në vend të nëntë me 5 pikë.