Dramë në Milano, Interi triumfon me përmbysje ndaj Napolit të Rrahmanit

Futboll

Dramë në Milano, Interi triumfon me përmbysje ndaj Napolit të Rrahmanit

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2026 Në ora: 19:56
Pamje nga ndeshja

Napoli nuk kthehet me pikë nga “San Siro”, duke pësuar humbje në fund me rezultat 3:2 nga Interi, në derbin e madh të javës së tretë në Serie A në futboll.

Futbollisti Amir Rrahmani u paraqit standard për Napolin në duel me Interin.

Skuadra e Napolit kishte epërsinë me rezultat 0:2 në fillim të pjesës së dytë me golat e futbollistëve Politano (50'), Hojlund (53'). 

Kur dukej se fitoren do të kenë në “xhep”, ndodhi kthesa e madhe të Interi. 

Martinez (56' e 90+1), Thuram (82') realizuan për fitoren e madhe të zikaltërve, 3:2.

Pas javës së tretë Interi kryeson me 8 pikë dhe Napoli renditet në vend të nëntë me 3 sosh. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat