Klafuriç: Jemi skuadër më e mirë se Vora

Futboll

Klafuriç: Jemi skuadër më e mirë se Vora

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 20:11
Klafuriç

Tirana nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri në Superiore pasi ka humbur dy ndeshjet e para.

Nesër me Vorën kërkojnë medoemos fitoren e parë dhe në prag të kësaj sfide trajneri Dean Klafuriç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Ne jemi gati, do mundohemi të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur. Analizuam ndeshjen me Teutën, për gjërat që bëmë dhe ato që nuk bëmë, u munduam të rregullojmë gabimet që bëmë në atë ndeshje, kemi punuar me disa detaje të reja dhe jemi gati për nesër.

Futbollistët janë në gjendje mirë dhe të lumtur që ka qenë një atmosferë e mirë ditët e fundit, pasi në fillim kanë qenë të mërzitur për humbjen e ndeshjeve, për gjërat e këqija që kemi bërë, por tani e kanë kuptuar që janë gati për të rregulluar çdo gjë, çdokush prej nesh e ka kuptuar dhe jemi gati.

Vora ka një skuadër të mirë me aq sa kam parë në dy ndeshjet e fundit, e respektoj trajnerin, përdor disa skema interesante, por besoj që nesër jemi ne ekip më i mirë, por duhet ta tregojmë veten në fushë.

Jam i mërzitur që do të jetë ndeshje pa tifozë sepse futbolli luhet për atë njerëz që vijnë në stadium, por ne do të luajmë në shtëpinë tonë dhe është avantazh për ne.

Siç e kam përmëendur edhe më parë, në dy konferencat, në çdo ndeshje do të futemi për 3 pikët, kjo është mentaliteti ynë”, tha Klafuriç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat