Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-nënkryetari i PD-së ironizon protestuesit: Keni mbi 90 ditë që thoni “ju erdhi fundi”, por po zvogëloheni vetë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-nënkryetari i PD-së ironizon protestuesit: Keni mbi 90 ditë
Edmond Spaho dhe Edi Rama

Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ironizuar protestat që po mbahen tre muajt  e fundit në vendin tonë, ku ka komentuar pritshmëritë e protestuesve për rrëzimin e qeverisë.

Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se fillimit të protestës, ka dëgjuar vazhdimisht thirrjet se “nesër do të ketë më shumë” dhe se “ju erdhi fundi”, ndërsa sipas tij numri i protestuesve ka ardhur duke u zvogëluar dita-ditës.

Spaho ka ironizuar gjithashtu disa ish-drejtues të Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, presin me padurim ndryshime politike dhe një mundësi për të marrë poste në qeveri.

“Do thone qe Rama me ka ofruar nje post dhe kam kohe per tu turperuar...kur vete jane si ne ethe ne pritje te postit te tyre ne qeverine e Shqiperise se Re”, ironizon ai.

Postimi i plotë:

Kam 97 dite qe me qetesi i degjoj te thone "neser me shume", "ju erdhi fundi".

Por fundi s'po do tja dije...jo vetem cdo dite jemi me pak, por fundi eshte bere sinonim i komedise te kilometrit te fundit.

Ndoshta ca ish udheheqese te PS, te cilat presin fundin me padurim, do te me kritikojne per kete postim.

Do thone qe Rama me ka ofruar nje post dhe kam kohe per tu turperuar...kur vete jane si ne ethe ne pritje te postit te tyre ne qeverine e Shqiperise se Re.

Ata ne PD e dine qe nuk ka ndonje gje per te shpresuar as ne fillim e as ne fund. Aq eshte takati.

Bir Selman i nenes ç'te te qaj me pare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese