Mbrëmje e keqe për Vedat Muriqin

Futboll

Mbrëmje e keqe për Vedat Muriqin

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 20:55
Vedat Muriqi

Fenerbahce – Besiktas, derbi i madh në Turqi, ka përfunduar me tre gola.

Besiktas ka triumfuar me rezultat 2:1 në konak të Fenerbahces në ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit turk. 

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit nga minuta e parë, ndërsa u zëvendësua nga Lukaku në minutën e 68-të.

Skriniar shënoi në minutën e 26-të për Fenerbahcen dhe Yilmaz në minutën e 38-të e Vllahoviq në atë të 73-tën për Besiktasin.

Pas javës së katërt, Galatasaray kryeson me 10 pikë, pasojnë Besiktas me 9, Genclerbirligi 7, Fenerbahce 6 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat