Mesfushori i Shqipërisë “tërbon” arabët

Futboll

Mesfushori i Shqipërisë “tërbon” arabët

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 20:51
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi në transfertë përballë Shabab Al-Ahli Dubai.

Sfida e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfundoi 1-3.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare la shenjë me golin e 3-të për të tijët, që i “vuri kapak” sfidës.

Elbasanasi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të, falë një supergoli nga jashtë zone.

Vlen të theksohet se Asllani u fut në lojë në minutën e 64-t, por ia doli që të linte shenjë. Kështu, mesfushori kuqezi shënon edhe golin e parë me klubin e “sheikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat