​Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Kosova

​Në Llap ndizet “Zjarri i Lirisë” – ish-komandantët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 21:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Sipas njoftimit, ish-komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar drejtësi dhe lirinë e tyre.

Nga Zona Operative e Llapit, bashkëluftëtarët kanë shprehur besimin e tyre në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe kanë ritheksuar se në çdo rrethanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të luftëtarëve të lirisë.

Mesazhi i tyre është i qartë: sakrifica për lirinë e Kosovës, historia e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm.

“Zjarri i Lirisë” vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar zërin e luftëtarëve dhe qytetarëve në kërkesën për drejtësi.

Më 12 shtator prej orës 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbahet marshi për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat