Aktivisti Arben Kola denoncon institucionet shtetërore

Shqipëria

Aktivisti Arben Kola denoncon institucionet shtetërore

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 21:24
Pamje nga protesta

Aktivisti Arben Kola renditi një sërë institucionesh shtetërore, që sipas tij, duhet që të shpallen organizata terroriste. Ai theksoi se këto institucione, me zyrtarët që kanë punuar ndër vite, kanë grabitur qytetarët shqiptarë, i kanë futur në konflikte si dhe kanë nxitur shpopullimin.

Ndër institucionet që përmendi ishin Hipoteka, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), UKT, OSHEE, Ministria e Bujqësisë etj.

“Dua të shpall disa nga organet rregullatorë të shtetit si organizata terroriste. E para është Hipoteka, si institucion nga 1998 e deri më sot është shkaktarja nr 1 e konflikteve, e vëlla vrasjeve, e shpopullimit dhe grabitjes. Të gjithë ata zyrtarë që kanë vjedhur tokat e shqiptarëve duhet të deklarohen tradhtarë të kombit.

Institucioni i dytë quhet AKU, ajo e cila lejon helmimin e shqiptarëve, që lejon miellin nga Serbia me përqindje proteine nën përqindjen e caktuar nga organizatat ndërkombëtare. AKU lejon vazhdimisht ushqime të skaduara, mish me salmonelë, kështu që meriton të jetë një organizatë terroriste. Të gjithë ata zyrtarë që kanë lejuar helmimin e popullit, falsifikimin apo ndërrimin e paketimit duhet të shpallen tradhtarë të kombit.

I treti quhet enti mbikëqyrës i BSH. Nga 1998 është shndërruar në një fole ku miqtë e PS, PD, dhe LSI ndërrojnë dhe bëjnë miqësi dhe kanë lejuar grabitjen e Shqpërisë nën hundën e bekimit të BSH. Ky ent është i njëjti që edhe sot lejon grabitjen tonë përms rënies s valutave të huaja.

I katërti quhet UKT. Një popull që nuk ka ujë të pijshëm edhe në 2026 do të thotë se aty ka tradhti. Investimet e premtuara nga Rama prej 2013 për ujë 24 orë ose u vodhën, u grabitën ose u tjetërsuan. Tjetër është enti i hidrokarbureve që shkatërroi edhe rafinerinë e vetme të Ballshit dhe nafta jonë tregtohet në shtete të tjera dhe ne paguajmë çmimin më të lartë në Evropë.

Tjetër është OSHEE apo KESH. Kur skandali CEZ DIA plasi gjatë qeverisjes së kaluar, dhe me ardhjen në pushtet të Ramovic njerëzit u arrestuan edhe për 1 milionë lekë të prapamentura dhe u futën nëpër burgje. Enti tjetër ministria e Bujqësisë, e cila nga 2014 shkatërroi bujqësinë dhe përzuri bujqit që u rikthyen nga Greqia dhe Italia.

Të gjithë këto ente kanë shkaktuar shumë dhimbje te shqiptarët, shpopullimin dhe konflikte që vazhdojnë, siç ishte ai i fundit në Vlorë. Që kjo të mos ndodhë ne duhet të jemi në nesh dhe t’i themi kësaj qeverie shporru sa më parë.”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat