Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

5 Shtator 2026 | 21:54

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi dëmet e shkaktuara, personat e evakuuar dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Sipas Prefekturës së Vlorës, zjarri ka rënë më 4 shtator, rreth orës 19:20, në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa është shuar plotësisht më 5 shtator, rreth orës 16:30.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 banesa të banuara dhe 3 banesa të pabanuara, si dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj. Gjithashtu, janë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Përkohësisht janë evakuuar 36 persona, ndërsa një shtetase është asfiksuar nga tymi. Ajo ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas ka dalë nga spitali.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar Forcat e Armatosura, MZSH, Policia, shërbimi zjarrfikës, strukturat bashkiake, vullnetarë dhe shërbime të tjera mbështetëse, me një numër të konsiderueshëm forcash dhe mjetesh, përfshirë edhe dy helikopterë Cougar.

Sipas të dhënave të Prefekturës, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë i qëllimshëm. Për ngjarjen janë shoqëruar 3 shtetas, të dyshuar për zjarrvënie.

Ndërkohë, pas ndërhyrjes së ekipeve të OSHEE Vlorë dhe SHAUK Vlorë, gjatë orëve të pasdites është rikthyer furnizimi me energji elektrike dhe ujë për abonentët e prekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026

Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë

Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 65-vjeçarit Viktor Bardhi. Për...
21:26 | 05/09/2026

Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli në lidhje me përplasjen mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës, teksa tha se Radhima ishte vetëm “maja...
21:08 | 05/09/2026