Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

5 Shtator 2026 | 22:01

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe dëmet e shkaktuara nga flakët, ndërsa u njoh me angazhimin e strukturave në terren.

Gjatë vizitës, Rama takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse, si dhe të gjitha strukturat e angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.

Në kuadër të vizitës, kryeministri ka takuar edhe banorët e zonës, ndërsa bashkë me të kanë qenë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

“Çfarë s’na vret na bën më të fortë!”, shkruan Rama krahas videos së publikuar nga vizita në zonën e prekur.

Në 24 orët e fundit, në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacioni është mbështetur gjithashtu nga helikopterët dhe avioni Air Tractor, i cili ka ndërhyrë gjatë ditës së sotme për shuarjen e flakëve.

Për banorët e prekur nga zjarri, Bashkia e Himarës do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026

Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë

Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 65-vjeçarit Viktor Bardhi. Për...
21:26 | 05/09/2026