Tottenham dështoi të marrë fitoren e parë sezonale edhe në javën e tretë të Premier League.
“Spurs” barazuan pa gola në transfertë ndaj Nottingham. V
endasit gjetën golin me Williams, por u anulua për prekje me dorë.
Ky barazim për Tottenham, vjen pas dy humbjeve në javët e para.
Manchester City triumfoi 1:0 ndaj Coventry në shtëpi. “Qytetarët” iu falën golit të shënuar nga Haaland për të marrë 3 pikë të rëndësishme.
Në duelet e tjera, Newcastle barazoi 2-2 ndaj Bournemouth, ndërsa Brentford-Sunderland dhe Brighton-Leeds u mbyllën 1-1.
Crystal Palace triumfoi 3-2 ndaj Fulham në një transfertë delikate.