Florin Bratu ua “faturon” suksesin lojtarëve

Futboll

Florin Bratu ua “faturon” suksesin lojtarëve

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 23:19
Florin Bratu

Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-3. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Florin Bratu.

“Në radhë të parë dua t’ia dedikoj këtë fitore mikun tonë, Rrok Gjoka. Jam i kënaqur për lojtarët, bëra disa ndryshime në 11-shen titullare dhe ata patën një reagim shumë të mirë. Ishim më mirë, vrapuam më shumë dhe me kundërsulmet ishim shumë mirë.

E ndryshova sistemin që kemi disa probleme, nga dy ndeshjet e kaluara. Doja të kisha në fushë një numër 10-sh dhe të kem gjithë kohës një trekëndësh. Për të pasur 3 lojtarë në mesfushë edhe për faktin që kemi 3 apo 4 lojtarë krahu shumë të mirë. Kemi një numër 6 dhe 8 shumë të mirë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, shënuam 3 gola, por duhet të punojmë që të përmirësojmë nivelin tonë.

Ndoshta nga e nesërmja do të analizoj skuadrën time.

Por në disa momente, ne e humbën disi organizimin në qendër, ishte më e gjatë.

Për këtë arsye, ne duhet të bëjmë më shumë punë për t’u përmirësuar.

Nuk është filozofia ime që të ndryshoj formacionin fillestar. Ishte edhe mundësia që doja t’u jepja lojtarvëe, për të parë se kush performon më mirë. Ne kemi 25 lojtarë, na duhen të gjithë sepse kampionati është shumë i gjatë. Për këtë arsye jam i kënaqur, sepse kemi 2-3 lojtarë për çdo pozicion.

Mija e kërkonte një lojë të tillë dhe ndoshta ishte më e përshtatshme që ne ta vendosnim Vllazninë në vështirësi, pikërisht kështu me një tranzicion pozitiv”, tha Bratu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat