SYRI TV/ 98 ditë protestë, qytetarët-Ramës: Besën e ke me kriminelët dhe patronazhistët

22:14, 05/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët para kryeministrisë në ditën e 98 të protestës i kanë kërkuar Ramës se me ke e ka Besën, teksa kanë theksuar se dorëheqja e tij është e panegociueshme. Ndërkohë që aktivistë të shoqërisë civile gjatë fjalës së tyre kanë renditur të gjithë arsyet pse qytetarët protestojnë, që nga korrupsioni e deri te skandalet e qeverisë

Nga SYRI TV

Në ditën e 98-të radhazi të protestës në Tirane aktivistë e qytetarë kanë denoncuar përshkallëzimin e krizës ekonomike, korrupsionin galopant dhe dështimin e institucioneve përballë emergjencave civile në të gjithë vendin.

Një qytetare ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe e ka pyetur se me kë e kishte bërë atë që ajo e cilësoi si ‘besën’.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se përgjatë 98 ditëve të qëndresës popullore, motivet për të protestuar vetëm sa janë shumëfishuar nga skandalet e njëpasnjëshme të ekzekutivit.

Më pas protestuesit pas fjalimeve para kryeministrisë kanë marshuar në rruget e kryeqytetit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco