Kryetari i PD-së së Durrësit, Adrian Gashi, ka denoncuar situatën e mbetjeve në qytet, duke publikuar pamje nga zona pranë Gjinekologjisë së Spitalit të Durrësit.
Gashi ngre shqetësimin se mbeturinat kanë mbërritur edhe në oborrin e maternitetit, një hapësirë ku, sipas tij, higjiena dhe pastërtia duhet të jenë prioritare.
Sipas kryetarit të PD-së së Durrësit, prej kohësh opozita dhe qytetarët kanë ngritur shqetësimin për situatën e mbetjeve në qytet, ndërsa ai pretendon se problemi jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është përkeqësuar.
Denoncimi i kryetarit të PD Durrës, Adrian Gashi:
Spitali Durrës, Gjinekologjia!
Atje ku duhet të jetë sterile!!!!
Mbeturinat që prej kohësh kanë pushtuar rrugët dhe lagjet e Durrësit, tashmë kanë mbërritur edhe në oborrin e maternitetit, pikërisht aty ku higjiena dhe pastërtia duhet të jenë të panegociueshme.
Prej kohësh ne si opozitë bashkë me qytetarët kemi ngritur zërin për situatën e rëndë të mbetjeve në qytet, por ky problem jo vetem që nuk po zgjidhet, por po përkeqësohet çdo ditë.
Flitet çdo ditë për Durrësin europian, por europianizimi nuk bëhet me slogane dhe fasada. Fillon nga shërbimet më bazike, nga një qytet i pastër dhe nga respekti për qytetarët.
© SYRI.net