Partizani ka marrë një fitore spektakolare në transfertë ndaj Vllaznisë, duke triumfuar 3-2 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiores”.
Të kuqtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t. Fadairo përfitoi nga aksioni i skuadrës kryeqytetase dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Vllaznia reagoi dhe barazoi në minutën e 21-të, me Vatën që shënoi autogol. Megjithatë, shkodranët nuk arritën ta ruanin rezultatin deri në pushim. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Aliu realizoi për 1-2.
Në fraksionin e dytë, vendasit u rikthyen sërish në lojë. Emiljano Musta përfitoi nga një gabim i portierit Pano Qirko dhe në minutën e 58-të shënoi golin e barazimit, 2-2.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, Partizani goditi në mënyrë dramatike. Në minutën e 96-të, Sidibe humbi një penallti, por 11-metërshi u përsërit. Këtë herë Human nuk gaboi dhe realizoi në minutën e 90+7-të, duke i dhënë Partizanit fitoren 2-3.
Me këtë sukses, Partizani ngjitet në vendin e katërt me 4 pikë pas tri javësh kampionat, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tetë me vetëm 2 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: