Dita e 98-të e qëndresës qytetare kundër qeverisë Rama po shënohet me një tjetër mobilizim në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur sërish në rrugët e kryeqytetit, duke marshuar drejt akseve kryesore dhe në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë dalë në rrugë me pankarta dhe parulla kundër kryeministrit Edi Rama, kabinetit qeveritar dhe asaj që ata e cilësojnë si kapje të shtetit dhe korrupsion të pushtetit.
Me thirrje për largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik, qytetarët kanë përcjellë mesazhin se protesta do të vijojë dhe se qëndresa nuk do të ndalet.
Në këtë ditë të 98-të të protestës së pandërprerë, një numër i madh protestuesish po marshojnë përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës, drejt Kryeministrinë.
Pankartat dhe thirrjet e protestuesve janë përqendruar te kundërshtimi i qeverisë, denoncimi i korrupsionit dhe kërkesa për largimin e kryeministrit.
Protesta e sotme vjen vetëm dy ditë përpara ditës së 100-të të qëndresës, për të cilën organizatorët kanë paralajmëruar një mobilizim edhe më të madh qytetar.
Qytetarët pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta hyn në fazën e saj të 100 ditëve, duke e mbajtur të lartë tensionin politik në vend.
© SYRI.net