UP-ja fiton betejën, Gjykata vendos masë sigurie për një ngastër prej 68 ari
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
UP-ja fiton betejën, Gjykata vendos masë sigurie për një ngastër prej 68 ari
UP
Foto Ilustruese
05/09/2026 - 18:15
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një masë sigurie për një ngastër prej 68 ari në zonën e fakulteteve teknike. Kështu bën të ditur Universiteti i Prishtinës, i cili ka mirëpritur këtë vendim, duke theksuar se kjo Gjykatë, me kërkesë të Prokurorisë, ka vendosur masë sigurie mbi 68 ari në zonën e fakulteteve teknike, transmeton KosovaPress.

“Që nga fillimi i mandatit, rektori Hajrullahu ka qenë i vendosur për mbrojtjen e pronës universitare, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo përpjekje për tjetërsimin e saj në dëm të interesit publik”, thuhet në reagimin e UP-së.

Për këtë vendim të marrë më 24 gusht, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Pacolli ka mirëpritur vendimin e Gjykatës e cila i ka vendosur masë sigurie për një hapësirë mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, për cilën sipas saj, kishte pasur përpjekje për tjetërsim.

“Me këtë vendim, prona publike e Universitetit të Prishtinës po mbrohet nga rreziku i tjetërsimit”, shkruan Pacolli në Facebook.

​Sipas saj, kjo çështje është ngritur dhe trajtuar në kuadër të punës së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nën udhëheqjen e saj si kryetare e këtij komisioni dhe me mbështetjen e kolegëve të tjerë deputetë.

“Kontributi i secilit deputet ka qenë shumë i vlefshëm në adresimin e kësaj çështjeje, e sidomos puna dhe angazhimi i ish-deputetit Milazim Salijaj, me të cilin kemi kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente”, shkruan ajo.

​Vendosja e masës së sigurisë për këtë pronë mbi 68 ari, ajo tha se është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të pasurisë publike.

​“I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale” shkruan ajo.

Universiteti i Prishtinës shpreh mirënjohjen e tij për punën e ish-Komisionit Parlamentar dhe për faktin që kjo çështje është ngritur dhe adresuar institucionalisht. Në mënyrë të veçantë, UP-ja falënderon ish-deputeten Fitore Pacolli dhe Milazim Salijaj për angazhimin e tyre në trajtimin e këtij rasti dhe për kontributin në nxjerrjen në pah të çështjeve që kërkonin hetim dhe trajtim nga institucionet kompetente.

“Mirënjohje të veçantë Universiteti i shpreh edhe sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, institucioneve të hetuesisë dhe të gjithë zyrtarëve që, në kuadër të përgjegjësive të tyre ligjore, kanë kontribuar në trajtimin e këtij rasti”, thuhet në reagimin e UP-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026