Pas marshimit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve të kryeqytetit, protesta e 98-të është mbyllur para godinës së Kryeministrisë, aty ku edhe startoi.
Qindra qytetarë dhe aktivistë u rikthyen përpara selisë së qeverisë, ku vijuan thirrjet dhe parullat kundër Ramës dhe qeverisë.
Përmes megafonëve, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuzuan qeverinë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!” dhe “Arresto Ballukun!”.
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë aksionin opozitar dhe protestat qytetare, duke paralajmëruar mobilizim edhe në ditët në vijim.
Protesta e radhës është paralajmëruar për 8 shtator, në orën 17:00, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën e rinisjes së punimeve parlamentare.














