Edi Rama ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën mbrëmjen e kaluar, flakët e së cilit shkrumbuan banesa, bimësi dhe dhjetëra hektarë tokë.
Në një video-show të publikuar në rrjete sociale, njeriu i cili hoqi 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencës, për një koncert, thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri.
“Ç’nuk na vret na bën më të fortë”,- shkruan me hipokrizi Rama krahas videos nga Himara, ku u shfaq pasditen e sotme për protagonizëm.
Edhe pse zjarri shkrumboi banesat dhe dhjetëra familje u detyruan të braktisin shtëpitë pasi emergjencat civile dështuan në neutralizimin e flakëve, për Edi Ramën, situata nuk paraqitet aq serioze, për aq kohë sa zjarri nuk ka djegur njerëz.














