Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Sarandës.
Sipas raportimeve në media, në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe lëndë narkotike, ndërsa janë vënë në pranga disa personave.
Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe “kokat” e disa grupeve kriminale, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publik.
Operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të tjera pritet të dalin në vijim.














